Pas lëvdatave publike në çdo mbledhje me kryebashkiakët socialistë, kreu I qeverisë Edi Rama, nuk I ka këryer sërish lavdet për qytetarin e parë të Lezhës, Pjerin Ndreu. Nëpërmjet një postimi në rrjtet sociale, Rama ka publikuar dy foto me kryebashkiakun Ndreu, teksa paralajmëron kthimin e zones së Ranës së Hedhun në Shëngjin, në turizëm me 5 yje. “Me kryebashkiakun që vit pas viti po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël të Shqipërisë, duke diskutuar për sfidën e transformimit të Ranës së Hedhun në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje”m shkruan ndër të tjera Rama. Kryeministri nga ana tjetër nuk lë pa thumbuaar as edhe kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci, I cili arriti të thyejë bastionin democrat.