Pas përplasjeve mes Beogradit dhe Tiranën për tensioneve në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar ashpër vendosjen e barrikadave në veri për 20 ditë. Duke folur pas përplasjeve të ministres Olta Xhacka dhe Ivica Dacic, Rama i ka cilësuar barrikadat si një “shfaqja zgjati ca më shumë”. “Tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë!”, shkruan kreu i qeverisë në një postim në Tëitter.