Top News – Rama-kryesimi i OSBE/ Morëm shumë përgjegjësi në 1 vit
04/12/2020 17:16

Në përmbyllje të ministerialit të OSBE-së kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka bërë një punë dinjitoze gjatë kryesimit për gjatë një viti të këtij organizmi. Rama tha se Shqipëria mori më shumë përgjegjësi se çdo vend tjetër ndërsa përmendi sfidat me tëv cilat vendit iu desh të përballej gjatë kryesimit në këtë vit të vështirë dhe të pazakontë. “Njëherë e një kohë ne ishim Korea e veriut e Evropës, por ne ja dolëm dhe mundëm të shënonim progres. Negociuam rritjen e buxhetit për Ukrainën. Më pas erdhi Bjellorusia, BE u duk se ishin të padobishme në këtë çështje dhe organizata jonë doli jashtëzakonisht e rëndësishme në këtë gjë, ne bëmë ofertën tonë, por ata nuk pranuan. Kjo situatë u pasua nga konflikti i Nagorno Karabakut, këto armiqësi të reja e bënë bisedimin më të përçarë në OSBE, kishim krizë për mbi krizë por ne nuk hoqëm dorë, duhej të provonim gjithçka, dhe këtë e bëmë me zjarr e këmbëngulje dhe mësuam gjatë punës dhe e bëmë punën. Edhe pse modestia në sferën publike s’është pika ime e fortë ishte sukses. Rama vlerësoi edhe ekipin e ri drejtues të këshillit ekzekutiv të osbe, i zgjedhur gjatë këtij ministeriali. Ky duket se është këshilli më produktiv ministror, kështu më kanë thënë. Sapo kemi emëruar ekipin e ri ministror, dhe jam i kënaqur tju uroj mirëseardhjen të gjithëve. Kryesia nuk është detyrë e lehtë prandaj e vlerësoj punën e tyre.Me këtë lidership të ri, për 2021 OSBE është kthyer fuqimisht në skenë. kemi arritur një përparim të rëndësishëm, si në barazinë gjinore, luftën kundër korrupsionit. Është koha të negociohet për një paqe, kemi shumë për të bërë, edhe për covid 19, luftën kundër trafikimit qenieve njerëzore dhe mbrojtjes së mjedisit. Janë këto 3 propozime në tavolinë. Objektivi ynë i ardhshëm është Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Këtu përfundon rrugëtimi i kryesimit tonë. Ka qenë një vit plot sfida. Do t’i garantojmë gjithkujt që do të qëndrojmë pranë jush si pjesë e Trojkës për t’iu ndihmuar sa më shumë mundemi”

Top News- Veliaj mbahet në qeli, reagojnë avokatët e tij ndërkombëtarë: Burgosja arbitrare
09/07 21:25
Top Channel/ Veliaj në burg, avokatët: Po mbahet pa akuzë
09/07 19:44
Top Channel/ Spiropali vizitë në Bullgari, takon kryeministrin Jeliazkov, në fokus integrimi
09/07 19:40
Top Channel/ “Vd*sim këtu, dhe s’i lirojmë”, banorët e Thethit mes lotësh: Nën fadromë futem
09/07 18:46
Top Channel/ A do të rrafshohet Thethi? Zbulohet ç’po ndodh me ndërtimet në veri
09/07 18:36
Top Channel/ Spiropali vizitë zyrtare në Bullgari, takohet me kryeministrin Jeliazkov
09/07 18:23
Top News- Raporti i PE për zgjedhjet / Blushi-Brukseli hodhi poshtë farsën e 11 majit
09/07 17:39
Top Channel/ Berisha për aksionin në Theth: Ishte terror ndaj banorëve
09/07 15:19
Top Channel/ “Asnjë pëllëmbë nuk është ‘tokë e xanun’”, Berisha për aksionin e IKMT në Theth
09/07 13:09
Top Channel/ Salianji rikthehet në PD, mesazhet e forta pas lirimit: Beteja në Strasburg
08/07 22:56
Top News- Nga qelia në seli, Salianji: Bëra burg se zbulova trafikantët
08/07 21:09
Top Channel/Salianji në PD, Ish-deputeti kthehet në seli pas 10 muajsh, mbështetësit e presin jashtë
08/07 20:07
Top Channel/ Lirohet Ervin Salianji, Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e ish-deputetit të PD
08/07 19:36
Top Channel/ Rama “shkrin” bashkitë Fier-Durrës, kryeministri kërkon largimin e drejtorëve
08/07 19:33
Top Channel/ “Me zor pres përballjen në Gjykatën Europiane”, Salianji: Kam kërkuar hetim për…
08/07 19:26
Top Channel/Aspironi post në PD? Salianji: Kemi detyrimin të gjejmë mënyra si largohet ky regjim
08/07 19:20
Top Channel/ ‘Jam i bindur në vërtetësinë e këtij denoncimi’, Salianji: Nuk ka pasur asnjë hetim…
08/07 19:15
Top News- Rama i vë fshesën Durrësit e Fierit, kryeministri kërkon dorëheqjet në bllok të drejtorëve
08/07 19:09
Top News- Salianji fiton lirinë me kusht/ Ish-deputeti I PD- Do vijojë betejën në Strasburg
08/07 19:08
Top Channel/ Pse jeni pritur vetëm nga Ina Zhupa pas daljes nga burgu: Salianji: Të gjithë më…
08/07 18:40