Kreu i ekzekutivit, Edi Rama u ndal në Hagë, në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, ku shtrengoi duart me presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Piotr Hofmański, kryeprokurorin Karim Khan dhe sekretarin Peter Leëis. Tre anëtarët e sistemit të drejtësisë ndërkombëtare, kanë në duar investigimet dhe hetimet që po kryen për krimet e luftës së Vladimir Putin në territorin ukrianës. Në fjalën e tij, Rama nënvizoi mbështetjen e Shqipërisë, si vend anëtar i Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.