Partia Socialiste do të përfaqësohet nga 8 deputetë në Komisionin për Reformën Zgjedhore, ngritja e të cilit ishte kusht i Partisë Demokratike për votimin e ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut. Maxhoranca do të përfaqësohet në këtë komision me Damian Gjiknurin si bashkëkryetar, dhe 7 anëtarë, përkatësisht: Toni Gogu, Ermonela Felaj, Blerina Gjylameti, Klotilda Bushka, Klevis Xhoxhi, Arben Pëllumbi dhe Blendi Klosi. Po ashtu mësohet se anëtarë zëvendësues do të jenë: Gledis Çeliku, Jurgis Çyrbja, Xhemal Qefalia.