Kryeministri Edi Rama ka përsëritur JO-në e prerë ndaj kërkesës së Britanisë së Madhe për të shfrytëzuar territorin shqiptar si vendtranzit të emigrantëve që Londra u refuzon statusin e azilantit. Përgjigja këtë herë është përcjellë gjatë një interviste që Kryeministri ka dhënë për gazetën britanike, ‘The Guardian’. ’10 vite më parë as që imagjinohej që Britania e Madhe të kërkonte vende të tjera ku të flakte emigrantët. Fakti që sot jo vetëm që nuk është e paimagjinueshme, por edhe po ndodh dhe po diskutohet nuk ka të bëjë me Keir Starmer, apo Rishi Sunak, është sepse Britania ndodhet në kohëra të zymta”.