Në rubrikën e radhës ‘Sy m’Sy’, Kryeministri Edi Rama iu përgjigj tre pyetjeve të ndjekësve të tij kritikë në lidhje me dokumentarin që u publikua një ditë më parë për transformimin e Tiranës në këto tre dekada. Kryeministri shprehu bindjen se edhe më 11 maj, qytetarët e Tiranës do të zgjedhin Partinë Socialiste për të vijuar me transformimin e kryeqytetit. Dokumentari i transformimit të Tiranës u transmetua në nisje të takimit që Edi Rama pati me punonjësit e Bashkisë së Tiranës pasditen e së enjtes.