Pas hetimeve të SPAK për PPP-në e sterilizimit, kryeministri Edi Rama u ndal në Spitalin Universitar "Shefqet Ndroqi", një nga 17 centralet e reja të sterilizimit për të inspektuar pajisjet në sallat e operacioneve. Për kryeministrin Rama vepra e lënë në sistemin shëndetësor, prevalon mbi abuzimet që u evidentuan nga prokuroria e posaçme, dhe lanë në arrest me burg ish zëvendësministrin e shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, teksa gjykata i kërkoi prokurorisë të hetojë edhe ish ministrin Ilir Beqajn.