Me përvojën e gjatë në parlament, Sali Berisha parashikonte një seanca maratonë për diskutimin e programit qeverisës të Edi Ramës për mandatin e katërt, por në kohën që ai ngjiste shkallët e jashtme të godinës së seancave plenare, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi njoftonte brenda sallës mbylljen e punimeve. Kreu i Partisë Demokratike mbërriti në oborrin e Kuvendit rreth 20 minuta pasi kishte nisur seanca i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë, Flamur Noka dhe pa dijeninë e zhvillimeve brenda sallës. Në pamundësi për të shfrytëzuar foltoren e Kuvendit, Berisha foli para gazetarëve nga oborri i Kuvendit. Të njëjtin qëndrim me kreun e Partisë Demokratike mbajtën edhe deputetët e tjerë të opozitës në Kuvend.