Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë dhe Institutin e Statistikave, për mashtrime me shifrat e eksporteve. Teksa theksoi se eksportet nga Shqipëria kanë rënë ndjeshëm, Berisha tregoi sesi sipas tij, importet e Kosovës nëpërmjet Shqipërisë, po konsiderohen eksporte shqiptare.