Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar zërave të tjerë ndërkombëtarë, me në krye presidentin amerikan, Joe Biden që kërkojnë vendosjen e pauzave humanitare në Gaza, teksa situata në enklavë paraqitet e rënduar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria qëndron në krah të Izraelit ndërsa theksoi rëndësi që konflikti duhet të përfundojë përpara se ai të përhapet më tej në rajon.