Politikat e Qeverisë për të orientuar të rinjtë drejt arsimit profesional kanë rritur numrin e atyre që zgjedhin këtë sektor arsimor, ku tregu ofron mundësi më të lartë punësimi. Një prej institucioneve me përvojë në këtë sektor është shkolla e Hoteleri Turizmit dhe Teknologjisë Ushqimore në Tiranë. Kryeministri Rama u ndal këtë të enjte në këtë shkollë, ku gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë tha se kërkesa e tregut për shërbimet e hoteleri-turizmit është në rritje, gjithashtu edhe pagat.