Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio pritet të vizitojë Shqipërinë. Në ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rubio organizoi një pritje me trupin diplomatik, pjesë e të cilit ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, Ervin Bushati, i cili njofton se në emër të kryeministrit Edi Rama e ka ftuar sekretarin amerikan të shtetit të vizitojë Shqipërinë dhe ka marrë një përgjigje pozitive prej tij.