Edi Rama do të përballet me Albin Kurtin këtë të mërkurë pas qëndrimeve të ndryshme dhe kritikave që kanë hedhur në distancë për asociacionet e komunave në veri të Kosovë. Në Gjakovë do mbahet mbledhja e nëntë e dy qeverive, ku do të nënshkruhen 14 marrëveshje bashkëpunimi mes Tiranës dhe Prishtinës Zyrtare.