Në Hagë, kreu i qeverisë Edi Rama së bashku me homologun e tij holandez, Mark Rutte, ranë dakord për një propozim të përbashkët përsa i përket idesë së krijimit të Komunitetit të Ri Politik Europian. Një ide kjo e propozuar nga presidenti Francez, Emmanuel Macron, e që synon krijimin e një rrjeti të përbashkët të vendeve që aspirojnë të bëhen pjesë e unionit europian.