Defender Europe bëri bashkë pas zgjedhjeve kryeministrin e vendit Edi Rama dhe Presidentin e Republikës Ilir Meta. Pas sulmeve dypalëshe për zgjedhjet e 25 prillit dhe një ditë pas zyrtarizimit të kërkesës së socialistëve për shkarkimin e Metës, ky ishte takimi i tyre i parë zyrtarë në portin e Durrësit. Të dyja palët, u përpoqën të shmangin njëri tjetrin në stërvitjen amerikane dhe të trupave të NATOS në rajon, madje as nuk shtrënguan duart, sipas protokollit. Ndryshe nga kreu i shtetit, kryeministri e shmangu përmendjen e emrit të Presidentit gjatë fjalës së tij.