Opozita organizon protestën e dytë kombëtare e thirrur kundër qeverisë, korrupsionit dhe vështirësimit të jetës për shkak të krizës. Protesta mbahet para kryeministrisë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Rreth 100 efektivë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa policia ka kaluar në gatishmëri. Sali Berisha dhe Ilir Meta po ashtu ndodhen në shesh, ku nga momenti në moment pritet të ngjiten në foltore.