Kryeministri Edi Rama dënoi sulmin terrorist në Turqi, ku mbetën të vrarë pesë persona dhe u plagosën 22 të tjerë. Në një postim në platformën X, kreu i qeverisë shprehet i tronditur për ngjarjen ndërsa nënvizon se Shqipëria ndodhet në krah të Turqisë, si dy kombe vëllazërore dhe aleate të NATO-s.