Çelja e një njësie të veçantë dedikuar nanoteknologjisë dhe nanoshkencës, mblodhi në një kongres ndërkombëtar, kreun e qeverisë, Edi Rama, ministra të kabinetit qeveritar si dhe përfaqesues nga 25 vende të botës. Rama vendosi notë pozitive për Akademinë e Shkencave, duke ia faturuar progresin një politikani të hershëm që sot është pjesë e shkencave në shqipëri. Bëhet fjalë për ish aleatin e tij politik, Skënder Gjinushi.