Lulzim Basha thotë se bisedimet mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë fasadë e teatër për qytetarët. Sipas tij, pazari mes Edi Ramës dhe Sali Berishës është mbyllur që prej vitit 2008. Sipas Bashës, aleanca Rama-Berisha e vitit 2008, kohë kur u ndryshuan kushtetuta dhe sistemi zgjedhor, është rinovuar në 9 shtator 2021, kur ai përjashtoi Berishën pasi ishte shpallur non grata nga SHBA dhe vijon sot kundër SPAK-ut.