Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me turoperatorët dhe kryetarët e bashkive bregdetare për përgatitjet për sezonin veror 2025. Ai shprehu rezervat për çështjen e netëqëndrimeve në hotele, pasi nuk raportohen. Kreu i qeverisë foli gjithashtu dhe për projekte në këtë zonë. Ndërkohë nga ana tjetër ai tha se në Durrës do të ndërtohet një infrastrukturë ekstra për çështjen e parkimeve. Por krahas zhvillimit të infrastrukturës, Rama nuk la pa përmendur as rivalin e tij politik, Lulzim Bashën.