Kryeministri Edi Rama ishte pasditene të shtunës në Himarë, kur me nota humori thumboi kryetarin aktual të bashkisë, Jorgo Goron, për kohën kur plazhet e qytetit nuk pastroheshin si duhet. Rama tha se dikur i duhej të pastronte vetë plazhet, teksa tashmë Goro është bërë model në këtë aspect, duke treguar kujdes të veçantë si për pastrimin e Himarës, ashtu edhe të zonave përreth.