Kryeministri Edi Rama nisi zyrtarisht këtë të premte mandatin e tij të katërt qeverisës pas betimit në Presidencë, që ishte edhe hallka e fundit juridike. Rama, zëvendësja e tij, Belinda Balluku dhe 15 ministrat e tjerë u betuan para presidentit Bajram Begaj paraditen e së premtes. Fill pas formalitetit të ceremonisë së betimit, Rama dhe ministrat iu drejtuan godinës së qeverisë në këmbë për të zhvilluar mbledhjen e parë.