Koreja e Veriut tha se ka testuar një raketë të re me rreze të mesme veprimi, që operon me lëndë djegëse të ngurta, e pajisur me një mbushje bërthamore hipersonike, ndërsa Peniani po synon të prodhojë armë më të fuqishme që mund të godasin shënjestrat e largëta amerikane në rajon. Njoftimi i të hënës nga media shtetërore e Koresë së Veriut vjen një ditë pasi ushtritë e Koresë së Jugut dhe Japonisë pikasën lëshimin e një rakete nga një zonë afër kryeqytetit koreanoverior, Penian. Ky ishte testimi i parë balistik i Veriut për 2024-ën.