Sistemet raketore taktike, Iskander dhe sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 që rusia ka vendosur në Bjellorusi janë plotësisht të përgatitur të kryejnë misionet e tyre – tha një zyrtar i lartë i ministrisë bjelloruse të mbrojtjes të dielën. “Ekipet e ushtrisë sonë kanë përfunduar trajnimin në qendrat e përbashkëta të forcave të armatosura të federatës ruse dhe republikës së bjellorusisë”, tha Leonid Kasinsky, shef i drejtorisë së ideologjisë në ministri, në një video të postuar në aplikacionin e mesazheve, telegram.