Raketa iraniane raportohet se do ti dërgohen ushtrisë ruse pasi u bë e ditur se trupat e Putinit po humbasin municione me një shpejtësi të frikshme e të papërballueshme. Një marrëveshje mes dy regjimeve u arrit muajin e shkuar që irani të dërgojë municionet e para në rusi që nga fillimi i luftës në Ukrainë – shkruan Thë Uashington Post. Kompanitë iraniane që prodhojnë armatime thuhet se po përgatisin një ngarkesë me raketa Fateh 110 dhe Zolfaghar.