Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u është përgjigjur kritikave të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me armatosjen e Serbisë. Nën argumentin, se tanket dhe raketat garantojnë paqen në Ballkan, Vuçiç konfirmoi për ‘Financial Times’ marrëveshjen me Kinën për blerjen e sistemit raketor. E gjithë kjo sipas tij, për mbrojtjen e interesave të saj kombëtare.