“Kërcënimi me sulme ajrore, me raketa, mbi shënjestra në Ukrainë, nga territori i Republikës bjelloruse, po rritet”, tha shefi i shtabit të ushtrisë ukrainase. “Agresori ka vendosur një divizion raketash Iskander në rajonin Brest, në një distancë prej rreth 50 kilometrash nga kufiri i Ukrainës”, tha ai. Raketat Iskander-M kanë një rreze veprimi prej 400 deri në 500 kilometra, duke vendosur pjesën më të madhe të Ukrainës perëndimore dhe qendrore nën kërcënimin e baterive të reja të vendosura në Bjellorusi.