Rusia dhe Kina janë duke zhvilluar bisedime sekrete me Iranin, për ta furnizuar me perklorat amoniumi, një kimikat shumë i rëndësishëm që përdoret për lëshimin e raketave. Konfirmimet janë bërë për “Politico” nga disa diplomatë që kanë zgjedhur të ruajnë anonimatin. Ende nuk dihet sasia e kimikatit që do të blejë Irani, megjithatë do të jetë e mjaftueshme për lëshimin e mijëra raketave, teksa marrëveshja me Kinën dhe Rusinë, ndihmon Teheranin t’u shmanget sanksioneve të vendosura nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.