Lufta në Iran mund të ketë pasoja edhe në një prej investimeve më të mëdha të huaja në Shqipëri, atë Mohamed Alabbar në Portin e Durrësit. Financial Times raporton se tre nga katër ekonomitë më të mëdha të vendeve të Gjirit po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së investimeve të jashtme për të përballuar kostot e luftës me Iranin dhe pasojat ekonomike të konfliktit.