Kievi dhe disa rajone tjera ukrainase janë përballur sërish me sulme ruse, thanë të hënën zyrtarët ukrainas. Dëshmitarët në teren kanë raportuar për tym në disa ndërtesa, pas një serie sulmesh. Në qytetin jugor, Marhanets, raketat ruse kanë goditur ndërtesa të banimit dhe një shkollë të mesme, duke lënë të vdekur një grua 31-vjeçare, tha udhëheqësi i administratës rajonale, Valentyn Reznichenko.