Top News – Raketat amerikane për Evropën… / ’Akademi’ trajnimi për sistemet HIMARS
10/02/2023 12:25

Ushtria amerikane po planifikon të ngrejë një qendër trajnimi në Evropë për t'u mësuar aleatëve të NATO-s se si të përdorin sistemet raketore HIMARS, i tha Zërit të Amerikës një gjeneral i lartë amerikan. Vendimi pason rritjen e kërkesave për këtë sistem në Evropën Lindore dhe përdorimin e sukseshëm të kësaj arme në Ukrainë. “Ne jemi ende në fazat paraprake, por do të ishte një qendër që do shërbente për disa shtete”, i tha Zërit të Amerikës komandanti i Korpusit V gjeneral-lejtnanti John Kolasheski, i cili është përgjegjës për operacionet e ushtrisë amerikane përgjatë krahut lindor të NATO-s. Kjo u bë e ditur pasi Departamenti i Shtetit miratoi të martën shitjen e 18 sistemeve HIMARS për Poloninë, së bashku me qindra sisteme raketash me shumë lëshime dhe dhjetëra sisteme raketore taktike të ushtrisë. Qeveria polake do të paguajë rreth 10 miliardë dollarë për këtë blerje. Sistemet HIMARS që janë miratuar për shitje do t’u ofrohen vendeve të NATO-s si Estonia, Polonia dhe Rumania në krahun lindore të NATO-s. “Ata e shohin brutalitetin e asaj që ka ndodhur në Ukrainë dhe ka një ndjenjë urgjence, të 30-të kombet janë të bashkuar në këtë mbrojtje efektive të territorit të NATO-s”, tha Kolasheski. Ministri estonez i Mbrojtjes Hanno Pevkur tha në anën tjetër se “një nga mësimet më të mëdha të nxjerra” nga lufta në Ukrainë është se “armët me rreze të gjatë veprimi janë jashtëzakonisht të rëndësishme”. Ndryshimi i kursit të luftës në Ukrainë erdhi pikërisht pas dërgimit atje të sistemeve HIMARS.

Top Channel/ Gjermania, armë drejt Gjirit Persik e Ukrainës: Lehtëson masat për eksportin!
21/03 15:08
Top Channel/Fjalimi në fund të Ramazanit, Erdogan: Lindja e Mesme zien, Izraeli do paguajë çmimin!
21/03 14:49
Top Channel/ Robotët do na hyjnë në shtëpi! Në Kinë po testohen që do na ndihmojnë si amvisa
21/03 12:44
Top Channel/ Dosjet Epstein, Dua Lipa: Janë harruar viktimat, media “po zbukuron” skandalin!
21/03 12:30
Top News- Rusia lëshon dronët drejt Ukrainës, viktima e të plagosur para bisedimeve për paqe
21/03 12:27
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Stryker, hakerë të lidhur me Iranin godasin gjigantin mjekësor
21/03 12:17
Top Channel/ Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi mund të trajtojë dëmet nga infarkti me 1 dozë
21/03 12:16
Top Channel/ SHBA paralajmërim global, kërkon kujdes për qytetarët pas operacioneve në Iran
21/03 12:10
Top Channel/ Kriza e naftës, IEA: Ulni konsumin, të kufizohet shpejtësia në autostrada!
21/03 12:03
Top News- ‘Izraeli po bombardon spitalet’/ Libani në alarm: Sulme të qëllimshme dhe sistematike
21/03 12:00
Top Channel/ 4000 km larg: Irani sulmon bazën e Diego Garcia, i sekuestruohen materiale berthamore?
21/03 11:58
Top News- Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali/ ‘Mollë’ sherri një rumune, autori në pranga
21/03 11:49
Top News- Marinsat amerikanë drejt Iranit, Trump ndryshon mendje? Çfarë po ndodh?
21/03 11:45
Top News- Elon Musk mashtroi investitorët/ Uli aksionet e ish Twitter me deklarata të rreme
21/03 11:36
Top News- Lufta me Iranin me kosto, 800 mld dollarë dëme për SHBA nga sulmet
21/03 11:35
Top Channel/ Hormuzi “jo vetëm naftë”, CNN: “Si ushqen 100 milionë njerëz”!
21/03 11:09
Top Channel/ “Tërhiqet” Trump? Mund ta mbyllim luftën, por Hormuzin ta mbrojnë vendet e tjera!
21/03 11:08
Top Channel/ Londra hap bazat për SHBA pasi Trump i quajti aleatët e NATO-s frikacakë sot në Evrop
20/03 23:21
Top News- Doli në skandalin “Epstein”, reagon Princesha e Norvegjisë: U manipulova!
20/03 23:00
Top News- Sulm tokësor në Iran, zbardhet plani i SHBA/ Marinsat gati për luftë trup më trup
20/03 22:45
DIGITALB DIGITALB