Një raketë ruse e dalë jashtë kontrollit ka rënë në tokë pasi u mbërthye në orbitë për nëntë ditë. Raketa e rëndë Angara A-5, e lancuar më 27 dhjetor, duhej të arrinte në një orbitë 35 mijë kilometra mbi tokë por një defekt në ndezjen në fazën e sipërme, e la atë në orbitën e poshtme të tokës. Rreth orës 5.30 minuta të së enjtes, zyrtarët konfirmuan rënien e saj në oqeanin paqësor. Raketa udhëtonte me shpejtësi 27 mijë km në orë në kthimin e saj në atmosferë – thanë zyrtarët e agjencisë hapësinore evropiane.