Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se do të ndajë 300 milionë dollarë për “mbështetjen e sigurisë” dhe forcimin aftësitsë mbrojtëse të Ukrainës. Me këtë fond, ndihma që Uashingtoni i ka ofruar Ukrainës, që kur Rusia nisi pushtimi në shkurt, ka arritur në 1.6 miliard dollarë. Në pakon e re të ndihmës përfshihen sisteme raketash që operohen me laser, pajisje për shikim natën, sisteme të komunikimit të sigurt taktik, furnizime mjekësore dhe automjete të blinduara.