Pas radhëve të gjata në dalje të territorit grek, drejtorët e dy departamenteve të Kufirit shqiptar, Saimir Boshnjaku dhe atij grek Ioannis Stavastrakis kanë zhvilluar një takim. Fokus i këtij takimi ishte menaxhimi i fluksit në pikat e kalimit kufitar. Drejtuesit e policive kufitare shqiptare dhe greke, shprehën vlerësimin për bashkëpunimin shumë të mirë dypalësh, si dhe u dakordësuan për shtimin e masave të përbashkëta për rritjen e numrit të sporteleve në të dyja anët e kufirit.