Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka ngritur alarmin për gjendjen emergjente në qytetin e Mariupolit në Ukrainë si shumë të rënduar. Komitet ka thënë se qyteti ka mbetur pa ujë, energji elektrike dhe pa shërbime të internetit për ditë të tëra, për shkak të bombardimeve të vazhdueshme ruse.