Pandemia e koronavirusit, lufta ruse në Ukrainë dhe fluksi i mijëra refugjatëve nga Ukraina drejt Gjermanisë, kanë ndihmuar në suksesin e AfD-së. Ndërkaq, temat e rënda si migracioni, i ka shfrytëzuar një kandidat i partisë së djathtë ekstreme, duke fituar zgjedhjet në një qytet në pjesën lindore të Gjermanisë. Kandidati i partisë së djathtë ekstreme ka fituar zgjedhjet në pjesën rurale në lindje të Gjermanisë për herë të parë që prej periudhës së nazizmit.