50 fidanë të rinj u mbollën këtë të premte në Shkozë, një nga zonat kjo, më të urbanizuara vitet e fundit në Tiranë. Në këtë aktivitet mori pjesë kryebashkiaku Erion Veliaj së bashku me policinë bashkiake të Tiranës. Në fjalën e tij, Veliaj shprehu mirëjohjen për policinë , që sipas tij janë të parët për të dhuruar gjak, për të dhuruar lodra për fëmijët, dhe sot prapë të parët për ti dhuruar 50 pemë Tiranës.