Procesi i votimit në qendrën pranë stacionit të trenit në Rrogozhinë është ndërprerë përkohësisht, duke shkaktuar radhë qytetarësh jashtë qendrës. Shkak është bërë fotografimi i votës nga një qytetar. Sipas legjislacionit, fotografimi i votës ndalohet dhe ndëshkohet me gjobë.