Besimtarët myslimanë u mblodhën në qendrat e qyteteve të Kosovës për të falur namazin e kësaj feste, një muaj pas agjërimit. Pas faljes, qytetarët e kremtojnë Fiter Bajramin me vizita familjare. Ata përcollën mesazhe urimi duke theksuar rëndësinë e bashkimit, solidaritetit dhe dashurisë mes njerëzve. Qytetarët njëzëri theksuan se Fitër Bajrami është një moment reflektimi dhe afrimi, duke uruar që kjo festë të sjellë shëndet, mirëqenie dhe harmoni për të gjithë.