Kjo e hënë do të regjistrojë protestën e 6-të radhazi kundër rritjes së çmimeve. Ajo do të mbahet përpara Kryeministrisë, ku pritet të nisë rreth orës 17. Fillimisht me një pjesë të qytetarëve, aktivistëve, studentëve apo pedagogëve që do të mbajnë fjalën e tyre e më pas në formë marrshimi. Do të bllokohen disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit, ndërsa në anën tjetër qindra forca policore do të jenë në terren.