Një palatacion i madh droge, i përbërë nga 27 sera, në brendësi të së cilave ishin 8 mijë rrënjë kanabis, u zbulua nga policia e Malësisë së Madhe. Në Koplik, në një krater që më parë shërbente për marrje inertesh, katër persona, kishin kultivuar 8 mijë rrënjë lënë narkotike të llojit kanabis. Pamjet që po ndiqni tregojnë momentin kur forcat e policisë, pas informacioneve të marra, zbulojnë 8 mijë fidanë kanabis, në proces për t’u kultivuar në tokë.