Top News – Qiproja, ‘degë ulliri’ për Erdoganin / E fton në samit pavarësisht pushtimit të 1974-ës
30/06/2025 16:09

Qiproja tha të hënën se do të ftojë armikun e saj të betuar, Turqinë, në një samit gjatë presidencës së saj të Bashkimit Evropian vitin e ardhshëm, pavarësisht një përçarjeje dhjetëvjeçare për pushtimin e vitit 1974 dhe mbështetjen nga Ankaraja të një shteti të shkëputur në ishullin e ndarë. Nikosia do të mbajë presidencën e rradhës të BE-së në gjashtë muajt e parë të vitit 2026 dhe planifikon një samit të liderëve rajonalë, ku do të jetë i përfshirë edhe Presidenti turk Tayyip Erdogan, e ku do të diskutohen cështje që lidhen me Lindjen e Mesme, tha Presidenti qipriot Nikos Christodoulides. "Nuk mund të ndryshojmë gjeografinë - Turqia do të jetë gjithmonë një shtet fqinj me Republikën e Qipros... Zoti Erdogan sigurisht që do të jetë i mirëpritur në këtë samit për të diskutuar zhvillimet në zonë", u tha ai gazetarëve. Christodoulides kishte thënë më herët të njëjtën gjë në një podcast të transmetuar të hënën duke theksuar se samiti ishte planifikuar të mbahej në prill 2026. Presidenca turke nuk i është përgjigjur ende ftesës. Qiproja dhe Turqia nuk kanë marrëdhënie diplomatike dhe pritja e një presidenti turk mund të jetë sfiduese si për shkak të tensionit diplomatik që rrjedh nga konfliktet e kaluara, ashtu edhe për shkak të çështjeve logjistike. Ishulli lindor i Mesdheut u nda nga një pushtim turk në vitin 1974, pas një grushti shteti të shkurtër, të frymëzuar nga Greqia, dhe Ankaraja mbështet një shtet të shkëputur dhe të panjohur nga vendet evropiane, në Qipron veriore, ku edhe mban mijëra trupa. Christodoulides kryeson një administratë greko-qipriote që përfaqëson të gjithë Qipron brenda BE-së, por me fuqitë e saj që ndalen në një vijë armëpushimi që ndan ishullin në pjesën veriore dhe jugore. Erdogan nuk e ka vizituar kurrë qipron e jugut.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52