Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i uroi suksese dhe arritje Presidencës Qipriote të Bashkimit Evropian për gjysmën e parë të vitit 2026. Në një postim në rrjetin social X, Kreu i Shtetit shprehu bindjen se Presidenca Qipriote do të jetë e përqendruar në avancimin e procesit të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e konsideruar këtë proces si prioritet strategjik Presidenti i Republikës uron gjithashtu që gjatë kësaj periudhe të nisë mbyllja e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si një hap i rëndësishëm drejt realizimit të aspiratës evropiane të vendit. “Shqipëria i uron suksese dhe arritje Presidencës Qipriote të Bashkimit Evropian për gjysmën e parë të vitit 2026, në këto momente tejet të rëndësishme për Evropën dhe mbarë botën.