Presidenti qipriot, Nikos Christodoulides deklaroi se përmirësimi i marrëdhënieve mes Greqisë dhe Turqisë do të nidhmojë gjithashtu edhe në zgjidhjen e çështjes së Qipros. Duke qëndruar përkrah kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Athinë, Christodoulides i dërgoi një mesazh të qartë Ankarasë, duke thënë se perspektivat e një marrëdhënieje më të ngushtë midis Turqisë dhe BE-së, të cilën Qiproja dhe Greqia e dëshirojnë, “varet nga përparimi në çështjet greko-turke dhe në Qipro.