Në 8 vitet e fundit, përkatësisht nga viti 2014 deri në 2022, qeveria shqiptare harxhoi 2 miliardë euro, për investime në infrastrukturtën rrugore. Vetëm përgjatë vitit të kaluar, u shpenzuan 24 miliardë lekë për të investuar në rrugët ekzistuese, pore dhe në ato të reja. Instituti i Stastistikave tregoi se nga viti 2014 janë investuar mbi 2 miliardë euro, ose rreth 213 miliardë lekë, për ndërtimin e disa rrugëve, punimet e të cilave nuk kanë përfunduar ende ndonëse ka kalaur më shumë se një dekadë.