Top News – Qeveria në Maqedoninë e Veriut forcon masat për fundvitin
16/12/2020 12:24

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive për të penguar përhapjen e koronavirusit gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjes. Masat e tjera kufizuese ndalojnë grumbullimin e njerëzve nëpër vende publike, parqe, madje autoritetet bëjnë thirrje që edhe nëpër shtëpitë private të mos organizohen festa me persona jashtë shtëpisë. Kryeministri Zoran Zaev bëri thirrje që shëndeti të vihet në rend të parë. Ai tha se do të takohet me pronarët e restoranteve për të parë mënyrat e subvencionimit të tyre për shkak të humbjeve që do të pësojnë. Pandemia e koronavirusit ka prekur më rëndë Maqedoninë e Veriut krahasuar me vendet e rajonit dhe deri tani janë regjistruar 2147 viktima; 74.000 infektime, prej të cilave mbi 21 mijë raste aktive. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i tha gazetarëve se 833 mijë vaksinat e garantuara përmes mekanizmit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të mbërrijnë në muajin mars. Ai bëri të ditur se në fillim të janarit do të mbërrijnë frigoriferët për ruajtjen e vaksinave në temperaturë -70 gradë celsius. Frigoriferët do të jenë dhuratë nga vende të tjera, ndërsa vaksinat do të jenë falas për qytetarët. Imunizimi së pari do të fillojë me punonjësit e shëndetësisë. Kryeministri Zaev tha se do të jetë ndër të parët që do ta marrë vaksinën për të dëshmuar se ato nuk janë të rrezikshme për organizmin e njeriut, siç beson një pjesë e popullatës e nxitur nga teoritë konspirative nëpër portale.

Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15