Qeveria do të indeksojë pensionet më shumë se një herë në vit. Në mbledhjen e fundit të saj është ndryshuar një vendim i shtatë viteve më parë, që kushtëzonte indeksimin e pensioneve një herë në vit. Rritja e pensioneve përllogaritet sipas të dhënave që jepen nga Instituti i Statistikave për ndryshimet e çmimeve të produkteve të shportës. Më pas, vendimi i përcillet për zbatim Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Ministrisë së Financave.