Aleanca konservatore e Gjermanisë CDU/CSU nisi të premten bisedimet paraprake me të majtën tradicional të Social Demokratëve në përpjekjet e para që synojnë formimin e një koalicioni qeveritar pas zgjedhjeve të 23 shkurtit. Blloku CDU/CSU përbëhet nga Unioni Kristian Demokrat i kancelarit të pritshëm Friedrih Merz dhe partia më e vogël simotër bavareze, Unioni Kristian Socia. Blloku konservator doli në vendin e parë në zgjedhjet federale të 23 shkurtit në Gjermani, duke marrë rreth 28.5 për qind të votave. SPD e kancelarit në largim Olaf Scholz fitoi vetëm 16.4 për qind në një nivel më të ulët historik për partinë.