Qeveria e Kosovës, u mblodh sërish të dielën dhe miratoi disa masa lehtësuese të rekomanduara nga instituti kombëtar i shëndetësisë publike. Kështu nga e hëna, qytetarët që hyjnë në kosovë përmes kufijve tokësorë, nuk do të vetëizolohen për shtatë ditë, por do të kontrollohen në kufi nga ekipet mjekësore, do tu merren të dhënat, dhe më pas, qendrat e mjekësisë familjare në komunat përkatëse do të monitorojnë gjendjen e tyre.